Enj, Kor 2, 2026
Banner Top
Banner Top
Në Klinikën e Syve nuk po respektohen rekomandimet, kërkohet pezullimi i rasteve elektive për të ruajtur stafin (FOTO)

Në Klinikën e Syve nuk po respektohen masat dhe rekomandimet nga COVID-19.

Oftalmologu Dr.Florim Zejnullahu, bëri të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, po ashtu pnjë fotografie ai bëri të ditur se në Klinikën e syve nuk po respektohen rekomandimet.

Në fotografi shihen pacientët e grumbulluar duke pritur për shërbime në këtë klinikë.

Ai ka thënë se momentalisht në Klinikën e Syve janë të infektuar dhjetër mjekë dhe infermierë, si rezultat i mosrespektimit të masave për shkak të fluksit të pacientëve.

Zejnullahu ka bërë thirrje që të pezullohen shëbrimet elektive dhe të kalohet vetëm në raste urgjente, për të ruajtur stafin mjekësor.

“Momentalisht në Kliniken e Syve janë të prekur dhjetë mjek dhe inferimer me covid dhe puna po vazhdon normalisht???!!! Kështuqë bëjë thirrje që për të ruajtur stafin dhe shërbimet momentalisht të kalohet strikt me mbyllje dhe në kalimin e punës vetëm për rastet urgjente. Fotografi e përditshmërisë së Klinikës se Syve ku shihet numër i madh i pacientëve dhe mosrespektimi i kriterit bazik të luftës anticovid, mbajtjes së distancës”, ka shkruar Zejnullahu. /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë