Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me sulmin që u është bërë zyrtarëve policorë mbrëmë në komunën e Fushë Kosovës, duke i cilësuar ato si të dënueshme.
“Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmet e fundit ndaj zyrtarëve policor në vend. Sulme këto që sa vijnë e shtohen dhe në asnjë mënyrë nuk guxojnë të ndodhin e aq më pak nga qytetarët e vendit tonë.Policia e Kosovës është duke bërë një punë të shkëlqyeshme në të gjitha aspektet dhe në të gjitha nevojat që janë duke ju kërkuar, ku të gjitha këto punë të Policisë së Kosovës janë të bazuar në legjislacionin e vendit. Andaj ne si Sindikatë e Policisë së Kosovës jemi në mbrojtëje dhe përkrahjen të zyrtarve policorë për mirëqenien , sigurin dhe të drejtën e tyre DENOJMË ASHPËR , sulmet e fundit që janë bërë në drejtim të çdo zyrtari policorë , kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe rasteve tjera që kishin si objekt sulmin ndaj Policisë së vendit. Sepse jemi ne, Policia e Kosovës të parët në luftimin e çfarëdo të keqe që i kanoset dhe i ndodh qytetarit dhe vendit tonë, andaj presim mbështetje e jo sulme. Ne, Sindikata e Policisë së Kosovës çdo ditë parashtrojmë kërkesa të ndryshme tek Institucionet e vendit për të përmirësuar sadopak dinjitetin dhe mirëqenien e çdo zyrtari policor, e tashmë duhemi që në të reagojmë edhe ndaj sulmeve që po na bëhen nga qytetarët tonë.Kështu që edhe njëherë dënojmë fuqishëm sulmet e gjdo pjestari të Policisë dhe kërkojmë që Policia e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër kriminalitetit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik për shëndetin e tyre që po bënë për më shumë se një vitë kundër Pandemisë COVID–19“, thuhet në reagim













