Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Përleshje fizike mes policëve dhe qytetarëve në Fushë Kosovë

Një përleshje fizike ka ndodhur sot mes disa zyrtarëve policorë dhe disa qytetarëve në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se nga kjo përleshje kanë pësuar lëndime pesë persona, dy prej tyre zyrtarë policorë.

“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor”, theksoi ajo.

Ahmeti bëri të ditur se të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë