Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rekord testimesh dhe infektimesh nga COVID-19 në Kosovë

Kosova po vazhdon të regjistrojë numra të lartë të infektimeve me koronavirus. Gjatë 24 orëve, në vendin tonë janë shënuar 514 persona të infektuar dhe 86 të tjerë të shëruar.

Këto rezultate vijnë pas testimit të 1 mijë e 750 mostrave, shifër kjo që shënon numrin më të lartë të testimeve që prej fillimit të pandemisë.

Prishtina prinë sa i përket numrit të të infektuarve me 249 raste, e ndjekur nga Gjilani me 32, Ferizaji dhe Peja 28, Gjakova 24, Prizreni 23, Podujeva 20, Fushë Kosova 19, Vushtrria 15, Deçani 12, Lipjani 10, Obiliqi dhe Vitia 7, Mitrovica 6, Klina 5, Drenasi, Kamenica, Shtimja dhe Suhareka 4, Dragashi, Hani i Elezit dhe Rahoveci 3 dhe me nga një rast janë Istogu, Skenderaji, Novebërda dhe Shtërpca.

Youtube

Arkiva

Kategoritë