Dhimbja e shpinës është mjaft delikate dhe ndikon shumë në pamundësinë e kryerjes së aktiviteteve ditore.
Sidoqoftë, nëse dhimbja e shpinës iu është shfaqur së fundi, ka metoda se si të ndalet ose të pakësohet kjo dhimbje.
Si rekomandim i parë është të qëndrojmë drejt aty ku ulemi. Kur rrimë të kërrusur e dëmtojmë shtyllën kurrizore, prandaj duhet të kemi kujdes në mos lakimin e saj.
Një tjetër veprim për ta pakësuar dhimbjen e shpinës është edhe të ngriturit ngadalë nga aty ku jemi ulur, kështu që është mirë të zbatohet kjo këshillë nëse synojmë ta arrijmë efektin e dëshiruar. Shumë dhimbje të shpinës vijnë nga të ngriturit shpejt.