Pre, Kor 3, 2026
Banner Top
Banner Top
Gjilan: 52 mësimdhënës të infektuar me koronavirus

52 mësimdhënës janë infektuar deri më tani me koronavirus në komunën e Gjilanit. Situata në këtë komunë po shihet e menaxhueshme nga kryetari i saj, Lutfi Haziri.

Deri më tani asnjë shkollë publike nuk është mbyllur, ndërsa dy të tjera private janë konsideruar si burim infeksioni, kësisoj janë mbyllur përkohësisht, transmeton Telegrafi.

Haziri njoftoi se mësimdhënësit janë vetizoluar dhe janë në përkujdesje të institucioneve lokale shëndetësore.

Ndërkohë që asnjë shkollë publike ende nuk është mbyllur në këtë qytet, pesë klasë atje janë duke mbajtur mësim sipas skenarit C, i cili parasheh që mësimi të zhvillohet në mënyrë elektronike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë