Ka shumë prej kremave që rekomandohen si të mirë për parandalimin e rrudhave që mund të na dalin në fytyrë. Një prej këtyre kremave është edhe retinoli, i cili mund të përdoret edhe pa rekomandimin e mjekut.
Dermatologët e konsiderojnë retinolin si kremin ideal për parandalimin e rrudhave. Kur përdoret në regjione të caktuara të fytyrës, ky derivat i vitaminës A stimulon prodhimin e kolagjenit dhe qarkullimin e qelizave, me çka shkakton zvogëlim të rrudhave dhe lirim të poreve të lëkurës.
Përveç të mirave, ky krem mund të ketë edhe efekte anësore nëse përdoret në mënyrë të shkujdesur. Te disa njerëz mund ta bëjë lëkurën më të thatë dhe mund të shkaktojë puçrra në lëkurë.
Pra, retinoli nuk është i ndaluar në përdorim, mirëpo do një masë normale të përdorimit të tij në lëkurë. /familjajone