Emisioni “Familja Jonë” të shtunën, iu dedikua tri zonjave të fuqishme të cilat e sfiduan kancerin e gjirit.
Lumnije Çitaku- Rama ushtruese e detyrës së drejtoreshes në çerdhen “Ardhmëria sfidoi kancerin e gjirit për vite me radhë ajo tregon për eksperinecën e saj gjatë këtyre viteve.
“Është viti i tretë ky, që nga koha që jam diagnostifikuar ka qenë mjaft sfiduese, mirëpo unë jam marr me sportivitet nëse mund të themi ashtu, i kujtoj pak vetëm kohën kur une nuk jam ndier mirë, pastaj kam vendosur hapat në të cilat duhet të veprojë, sigurisht nga mundësitë e mjekëve nuk e kam pasur të vështirë në atë kohë”, thotë Lumnija.
Po ashtu arsimtarja Xhevahire Muqolli është përballur dy herë me kancerin e gjirit ajo thotë: “Se fatkeqsisht jam prekur dy herë me kancerin e gjirit, mirëpo përsëri luftoj të jem mirë, mbështetem tek fuqia e zotit, për herë të parë jam prekur në vitin 2011. Edhe unë si Lumja jam marrë me sportivitet, e kam tejkaluar lehtë edhe pse mund të themi se është një luftë me veten mirëpo kam pasur mbështetjen familjare” thotë ajo.
Tutje shton se “shpresoi se kaloi gjithçka, mirëpo prap u sfidova thash që përfundoi gjithçka. Por duke mendur gjithmonë te familja që kanë nevojë për ne, e morra prap kurajën të luftoj këtë sëmundje, e kam ditur për ballafaqimet që më prisnin, në këtë udhëtim ka pasur shumë rëndësi përkrahja morale e familjes.
Ndërsa Emine Hala infermiere thotë se “Ne si popull i kushtojmë shumë pak rëndësi shëndetit, mirëpo gjatë muajit tetor kam vërejtur një gjëndër në gji , në fillim kam mohuar të shkoj në kontroll, pastaj kam filluar të lexoj simptomat rreth kancerit të gjirit, fillimisht nuk i kam treguar askujt, mirëpo gjëndra filloi të rritej gjatë muajve dhe përkushtimi ndaj kësaj sëmundje duhej të rritej” tha ajo.
Për të ndjekur rrëfimet e tri zonjave në luftën ndaj kancerit të gjirit, shikoni emisionin e plot më poshtë:













