Lëkura është ajo që na mbulon trupin rreth e përqark. Në disa raste ajo merr një formë tjetër, sidomos te gishtrinjtë kur këta të fundit janë në ujë.
Kjo dukuri nuk është shumë e rrezikshme për shëndetin tonë, sepse gjithsecili e kemi provuar këtë ndjesi.
Kërkimet thonë ka një arsyje se pse ndodh kjo rrudhosje te gishtrinjtë e këmbëve dhe duarve.
Sipas shkencëtarëve, gishtat marrin atë formë për shkak të enëve të gjakut të cilat fillojnë të tkurren (ngushtohen). Ky ngushtim i enëve të gjakut ndodh pasi sistemi nervor u çon sinjale atyre të ngushtohen përderisa qëndrojmë në ujë. Pas kësaj, gjaku fillon ta humbasë përkohësisht dhe venat, kapilarët e arteriet bëhen më të holla. Kur ndodh ky tëhollim, dalin rrudhat në gishtrinjtë tanë, të cilat janë përgjigje automatike e sistemit tonë nervor.
Ky proces, siç u tha edhe më lart, nuk paraqet rrezikshmëri të shëndetit, përkundrazi. Kjo rrudhosje e gishtrinjëve na ndihmon shumë në raste të tilla. /familjajone