Sipas hulumtimit nga The Weather Channel dhe YouGov, 57% e të rriturve thonë se disponimi i tyre i përgjithshëm është më i keq në dimër krahasuar me verën, dhe 40% e njerëzve vuajnë nga lodhja gjatë kësaj periudhe.
Një e treta e popullsisë raporton gjithashtu simptoma të SAD (seasonal affective disorder – çrregullim afektiv sezonal), që variojnë nga nivele të ulëta të energjisë deri në vetëvlerësim të ulët dhe ankth.
Dr. Claudia nga Babylon Health, thotë për Metro.co.uk se gjithçka ka të bëjë me mungesën e dritës: truri, neurotransmetuesit dhe hormonet tona ndikohen nga sasia e dritës së diellit në të cilën jemi të ekspozuar.
Mungesa e dritës së diellit na largon orën e brendshme të trupit, duke bërë të ndihemi më të lodhur herët gjatë ditës. Drita e reduktuar e diellit gjithashtu shkakton një rënie të serotoninës, një neurotransmetues që përfshihet në (përveç shumë gjërave të tjera) gjendjen shpirtërore, tretjen dhe gjumin transmeton telegrafi.
Për më tepër, melatonina (një hormon që ndihmon për të rregulluar ciklin tuaj të gjumit-zgjimit) gjithashtu ndikohet, duke kontribuar më tej në gjumin dhe problemet e humorit.
Dr. Claudia rekomandon gjërat e mëposhtme për t’ju ndihmuar të zgjoheni dhe të shmangni plogështinë derisa rrezet e diellit të kthehen në jetën tonë:
Rrisni ekspozimin në diell
Merrni sa më shumë rreze të mundmi. Një shëtitje në mes të ditës mund t’ju ndihmojë.
Drita e diellit luan një rol të rëndësishëm në ritmin tonë cirkadian, i cili i tregon trupit tonë ndryshimin midis ditës dhe kohës së natës.
Me ndihmën e dritës së mëngjesit, nivelet e melatoninës janë të ulëta, temperatura e trupit fillon të rritet dhe ndërrime të tjera kimike, të tilla si një ngritje e hormonit aktivizues të kortizolit, ndodhin për të na ndihmuar të ndjehemi të gatshëm për ditën.
Hani mirë
Po, mund të duket si këshillë e mërzitshme, por synoni të hani një dietë të shëndetshme të ekuilibruar, me fruta, perime dhe fruta të thata. Nutricionistja Donia Hilal thotë se edhe mëngjesi është thelbësor që të ndiheni me energji gjatë ditës.
Qëndroni socialë
Edhe pse është joshëse të qëndroni ngrohtë në shtëpi, ruani një jetë sociale të rregullt. Dilni, ftoni dikë për të dalë ose pranoni ftesën e dikujt. Do të jetë mirë për gjendjen tuaj shpirtërore.
Ushtrohuni
Studimet tregojnë se të ushtruarit rregullisht mund të zvogëlojë pagjumësinë dhe të ndihmojë njerëzit të flenë më mirë. Rezultatet nuk vonojnë shumë për t’u treguar.
Të paktën 30 minuta stërvitje brenda një ditë, si ecje, vrap apo ushtrime të tjera do t’ju ndihmojnë të flini më mirë.
Aktiviteti fizik çliron gjithashtu një numër të hormoneve në trurin tuaj si dopamina, norepinefrina dhe serotonina. Këto luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e humorit, dhe ushtrimet do t’ju japin gjithashtu një ndjenjë rutine dhe arritjeje në këto ditë të errëta./Familjajonë/
Burimi: Babylon Health, Anabel, Metro UK