Nuk diskutohet se fast food-i (ushqimi i shpejtë) është ndër ushqimet më atraktive për fëmijët e vegjël, por edhe për të rriturit.
Anipse përdorët shumë dhe pëlqehet po ashtu, shumica nga ne ende nuk i dimë efektet anësore që mund t’i marrim përmes ngrënies së ushqimit të shpejtë.
Uebsajti Newsmedical.net i paraqet disa rreziqe që vijnë prej konsumit të këtyre produkteve.
Ndër problemet që hasin më së shumti konsumuesit e shpeshtë të këtyre produkteve janë: depresioni, hiperaktiviteti, mungesë e energjisë, probleme me gjumë etj.
Secila nga këto kanë një shkak të përbashkët dhe ai është konsumimi i madh i ushqimeve të shpejta të cilat, përkundër shijes që mund ta kenë, bartin pas vetes shumë të meta. /familjajone