Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Si të rikthehet besimi në lidhje?

Lidhjet e dashurisë, janë të vështira për tu mbajtur. Shumë njerëz bien pre e tradhtisë, e kur kjo gjë ndodh – besimi thyhet. 23 përqind e burrave dhe 19 përqind e grave, kanë pranuar që i kanë tradhtuar partnerët e tyre. Por jo të gjithë çiftet ndahen, pas një tradhtie. Ka të tillë që e vazhdojnë lidhjen, por ata duhet të dinë se si të sillen me njëri – tjetrin pas kësaj ngjarje.
Përmes këtij artikulli, ju do të mësoni se si ta riktheni besimin, pas një ngjarje jo të këndshme në lidhje.

Mos e minimizoni dhimbjen
Një person që është tradhtuar duhet të dijë se si ka ndodhur. Ideja është që të mos i mbani për vete detajet, pasi partneri mund ta kuptojë këtë gjë. Nëse tentoni që ta mënjanoni bisedën, kjo nuk është një ide e mirë. Për ta tejkaluar këtë gjendje, duhet përjetuar edhe dhimbjen, pasi plaga mund të mos shërohet asnjëherë.

Mos sulmo
Personi që është i/e tradhtuar ka nevojë për kohë për ta rikthyer besimin. Për personin që ka thyer besimin, është e rëndësishme që të mos sulmojë.

Mos luaj rolin e të akuzuarit dhe prokurorit

Mund të mendohet që faza më e vështirë është pranimi që keni thyer besimin, por në të vërtetë pjesa më e vështirë është pas kësaj. Nëse keni vendosur të qëndroni së bashku, mos luani rolin e të akuzuarit dhe prokurorit. Kjo sjellje nuk ua ndërton lidhjen madje mund të ndodh e kundërta.


Mos përfshini persona të tjerë


Ju të dy keni vendosur të qëndroni bashkë pas një tradhtie, prandaj të dy ju jeni përgjegjës për lidhjen tuaj. Kjo është arsyeja pse asnjëherë nuk duhet përfshirë personat e tjerë në këtë proces, qofshin ata familjarë ose shoqëri.

Youtube

Arkiva

Kategoritë