Në një kohë kur pandemisë ende nuk i shihet fundi dhe numrat nëpër vendet europiane kanë filluar të rriten përseri, është shumë e rëndësishme që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të afërmve, duke i ndërmarrë masat e duhura në parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetit apelojnë njëzëri se distancimi dhe mbajtja e maskave në vendet publike janë veprimet që duhet të kryhen nga gjithësecili, pasi këto të dyja janë “çelësi” i mos shpërndarjës së COVID-19 në mënyrë drastike.
E kur jemi te distancimi, patjetër se është e nevojshme të dihet se si duhet vepruar kur ndonjëri prej anëtarëve të shtëpisë është i infektuar me virus. Kuptohet se virusi shpërndahet kur mes njerëzve ka afërsi, prandaj nuk është për t’u çuditur se familja dhe komuniteti që na rrethon mund të jetë ndikues i madh në shpërndarjen e COVID-19.
Jamie Meyer, specialiste e sëmundjeve, shpjegon se është shumë më rëndësi që të kihet kujdes kur brenda familjes ka të infektuar me koronavirus. Si pikë e parë në misionin e mos infektimit është ruajtja e distancës dhe mbajtja e maskës kur jemi në kontakt me të infektuarin. Pastaj, duhet pastruar dhoma se kur rri i infektuari, pasi ky ambient nuk mund të quhet i sigurt vetëm me mbajtjen e maskës.
E rëndësishme është edhe pastrimi i shpeshtë i gjërave që përdorë në përditshmëri pacienti. Duke ditur se virusi shpërndahet jo rrallë me prekje, nuk bën të anashkalohet as ky veprim.
Ndonëse pas një jave personi i infektuar mund të ndihet mirë dhe pa simptoma, është ende herët për të dalë jashtë shtëpisë, sepse rreziku i transmetimit është ende i pranishëm.
“Në qoftë se jeni të diagnostifikuar me COVID-19, është e domosdoshme të qëndroni në shtëpi për të mos e shpërndarë virusin te komuniteti ku jetoni”, shtoi Meyer për uebsajtin Health.
Është e qartë se izolimi nuk është periudhë e mirë, por është diçka qenësore për ta parandaluar shpërndarjen e mëtejme të virusit. Në këto kohë është mirë të bëjmë diçka që na relakson dhe na bën ta kalojmë kohën mirë.












