Gjatë 24 orëve të fundit 69 persona janë shëruar dhe 56 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga gjithsej 567 mostra të marra, 56 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
IKSHPK-ja ka njoftuar që numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1 mijë e 328.













