Mund të tingëllojë paksa bestyte, por të bërit dush gjatë kohës kur ka shkarkime atmosferike paraqet rrezik për jetën. Shpesh është dëgjuar nga më të vjetrit se nuk është e preferueshme se nuk bën të lahemi në këto kohë. Anipse kjo këshillë nuk kishte shpjegim shkencor, përmbante shumëçka të vërtetë.
Arsyja se pse kërkohet kujdes në këtë raste është shumë e thjeshtë. Shkaku se pse duhet të ruhemi qëndron te tubat e ujit në shtëpitë tona. Shumica e paijsjeve hidraulike nëpër shtëpitë tona janë të përbëra nga metali, lloj ky që nuk i reziston shkarkimeve elektrike, gjegjësisht vetëtimave. Ҫka përbën edhe më tepër rrezik është se uji që del nga tubat mund të jetë me papastërti, kësisoji edhe bartja e elektricitetit drejt jush bëhet më e lehtë.
Përveç të bërit dush, edhe lëshimi i rubinetit mund të përbëjë rrezik për të njëjtat arsye që u cekën më lart.
Nga të gjitha këto që u thanë, është e rëndësishme që të qëndrohet larg nga rubineti dhe tubat e banjës në momentin kur vetëtinë. Po ashtu, e udhës shihet që të mos pastrohen as rroba me makinë larëse në këto kohë.













