Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Ilaçi magjik për kancerin e prostatës

Një ilaç magjik revolucionar që zhduk qelizat tumorale të kancerit ka mundur të trajtojë pacientët që iu kishin dhënë vetëm disa javë jetë.

6 nga 10 pacientët me një formë të avancuar të kësaj sëmundje i janë nënshtruar para 1 viti këtij trajtimi revolucionar.

Terapia përdor një molekulë që ngjitet vetë tek qelizat tumorale të prostatës dhe i zhduk ato.

Shkencëtarët besojnë se ky trajtim “i jashtëzakonshëm” mund të ndihmojë edhe për format e tjera të kancerit, si ai i trurit, tiroides dhe veshkave.

Kanceri i prostatës prek me mijëra meshkuj çdo vit.

 Si funksionon ky trajtim?

Trajtimi i ri përdor molekulat të njohura si antigjenet specifike të prostatës. Këto molekula, të përshkruara si “kali i Trojës”, lëshojnë energji nukleare dhe shkatërrojnë qelizat tumorale. Shkencëtarët kanë bërë një test tek 30 meshkuj me kancer të prostatës, të cilët iu kishin dhënë vetëm disa javë ose muaj për të jetuar.

“Rezultatet janë të jashtëzakonshme”

Drejtuesi i studimit, prof. Giovanni Paganelli, nga Instituti Evropian i Onkologjisë, thotë: “Është një arritje e mirë dhe rezultatet janë të jashtëzakonshme. Ky është ilaçi më efikas, jo-toksik dhe i vërtetë. Nëse funksionon në fazat e fundit të kësaj sëmundjeje, shanset janë më të mëdha që të funksionojë më mirë në fazat e hershme, dhe ky është hapi që duam të ndërmarrim tani”.

Rezultate janë prezantuar gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Onkologjisë Klinike në Paralimni, Qipro.

Youtube

Arkiva

Kategoritë