Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Me çfarë sfidash po ballafaqohet Klinika e ORL-së, flet Hajdin Thaçi

Klinika e fytit, veshit dhe hundës në SHSKUK, ofron shërbime për të gjithë qytëtarët.

Por, kjo punë nuk është fare e lehtë kur kjo klinikë ballafaqohet me mungesa të mëdha të kushteve.

Me çfarë sfidash ballafaqohet Klinika e Otoringolaringologjisë?

Drejtori i kësaj klinike, Hajdin Thaçi, në një intervistë për Portali.info, tha se sfidë në këtë klinikë është çështja kadrovike, mosha mesatare e mjekëve ORL, disa nga mjekët në këtë repart janë diagonstifikuar me kancer, e disa të tjerë janë para pensionit.

Tutje, Thaçi tha se sfidë tjetër është edhe funksionalizimi i logopedisë, e që aktualisht është shërbimi më i dobët në ShSKUK, i cili ka vetëm një logoped.

Si pasojë e pandemisë, klinikat në QKUK nuk janë duke funksionuar në mënyrë të rregullt.

“Aktualisht në Klinikën e ORL-së nuk ofrohen vizita specialistike, vetëm rastet urgjente dhe ato me kancer”, tha Thaçi për Portali.info.

Klinika e ORL-së së fundi ka trajtuar një rast shumë të rëndë.

“Rasti më i rëndë që është trajtuar së fundi është rast i foshnjës nga komuniteti serb të cilit është dashur që t’ia largojmë një farë fasuleje në mushkri, ku fëmiju është shpëtuar nga vdekja e sigurt”, u shpreh Thaçi.

Ka ngritje të lehtë të numrit të rasteve me kancer të diagonistifikuar dhe trajtuar në Klinikën e ORL-së.

“Kanceri me i shpeshtë që trajtohet në ORL është kanceri i laringut”, tha Thaçi për Portali.info.

Kujtojmë se në Klinikën e ORL-së nuk janë duke u trajtuar pacientet me COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë