Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shënohet një vdekje nga COVID-19, në zonat e banuara me serbë

Në zonat e banuara me serbë në Kosovë sipas të dhënave të fundit, një vdekje me COVID-19 është regjistruar, dy persona janë infektuar dhe 12 të tjerë janë shëruar.

Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Krizave i veriut të Mitrovicës. Poashtu bëhet e ditur se i ndjeri është nga Peja.

Nga 51 mostra të marra, një rast pozitiv është regjistruar në Zveçan dhe një në Lipljan.

Që nga fillimi i pandemisë, 4,865 njerëz janë testuar, nga të cilët 971 persona janë konfirmuar të kenë virusin korona.

Aktualisht,  83 raste janë aktive, ndërsa 850 persona janë kuruar.

Deri më tani, 37 njerëz kanë vdekur në zonat e banuara me serbë nga COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë