Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top
Vdes infermierja shtatzënë nga COVID-19, mjekët shpëtojnë foshnjën e saj të lindur para kohe

Një infermiere shtatzënë në Britaninë e Madhe ka vdekur në moshën 28 vjeçare për shkak të koronavirusit. Ndërsa foshnja e saj, e lindur para kohe, arrin të shpëtohet nga mjekët, pas dërgimit të saj në emergjencë.

Punëtorët shëndetësorë vlerësojnë se shëndeti i foshnjës është duke u përmirësuar, teksa theksohet se ajo vazhdon të qëndrojë në spital si pasojë e gjendjes ende jostabile.

Maria Agyeiwaa Agyapong (viktima) ishte infermiere në spitalin e Lutonit në Londrën Veriore. Ajo u diagostifikua me COVID-19 më datën 5 prill, ndërsa u hospitalizua si e infektuar dy ditë më vonë. Sipas The Guardian, ende nuk dihet nëse viktima ishte e infektuar edhe më herët sa ushtronte detyrën e infermierës.

Nga po i njëjti burim mësohet se Agyapong nuk trajtonte pacientët me koronavirus, megjithatë akoma nuk është e qartë se si mund ta ketë marrë sëmundjen.

Edhe Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) në Britaninë e Madhe reagoi pas vdekjes së infermierës. Ishte David Carter, përfaqësues i këtij instituti, që shprehu keqardhjen për humbjen e jetës së saj, përmes një postimi.

“Mary ka punuar këtu për pesë vite dhe ishte punëtore e dashur dhe e vlefshme për ekipin tonë, një infermiere fantastike dhe një shembull i shkëlqyer se si duhet punuar”, shprehet ai.

“Ajo u doli pozitive në testin e bërë më 5 prill, ndërsa u hospitalizua dy ditë më pas. Ne i shprehim ngushëllime të thella familjes së Maryt”, përfundoi Carter reagimin e tij.

Youtube

Arkiva

Kategoritë