Enj, Qer 18, 2026
Banner Top
Banner Top
Çka është dhimbja intensive e kokës dhe mënyra e trajtimit të saj?

Dhimbja intensive e kokës është lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës në popullatë. Pothuajse ndodh tek të gjitha grupmoshat, mirëpo tek gratë në një numër pak më të lartë sesa tek burrat.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Dhimbjeve të Kokës, ekzistojnë tre nëntipe të dhimbjeve intensive:

– episod i rrallë, me dhimbje koke që shfaqen deri një herë në muaj (më pak se 12 dhimbje koke në vit) – episod i shpeshtë, me dhimbje koke të shfaqur deri në 14 ditë në muaj.

–  kronike, me dhimbje koke më të shpeshta se 14 ditë në muaj.

Dhimbja intensive episodike e kokës shoqërohet me situate stresuese, është me intensitet të moderuar dhe ndalon në mënyrë spontane ose me përdorimin e barnave analgjezik.

Dhimbjet intensive kronike të kokës zakonisht zgjasin me ditë, shoqërohen shpesh nga muskuj të ndjeshëm perikranial dhe rezultojnë në kufizim të moderuar të aktiviteteve të jetës së përditshme.

Mënyra se si shfaqet dhimbja intensive e kokës fillon me intesitet të lehtë deri mesatare, është bilaterale dhe jo pulsuese, siç është ndjenja e shtrëngimit, presionit në kokë ose rëndesë në kokë dhe shpatulla. Ndonjëherë shoqërohet me ndjeshmëri ndaj dritës ose tingujve, më rrallë me nauze, por pa u përkeqësuar gjatë aktivitetit fizik normal.

Shkaqet e dhimbjes intensive të kokës nuk dihen plotësisht, ndërsa faktorët kryesorë që ndikojnë konsiderohen të jenë stresi dhe tensioni psikologjik.

Për trajtimin e dhimbjeve intensive të kokës, rekomandohet marrja e analgjezikëve të tillë si paracetamoli, barnat josteroidale anti-inflamatorë dhe analgjezikët e kombinuar

Brufen® Effect (ibuprofen) përdoret për lehtësimin simptomatik afatshkurtër të dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë