Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me Ambasadorin e Italisë në Kosovë.
“E njoftova Ambasadorin se Kosova është duke rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid19. Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë”.
“Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid19. E falënderova shtetin mik të Italisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë













