Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Vështirësi në adaptimin e syzeve optike

Gjithnjë e më shumë po shtohet numri I fëmijëvë të diagnostikuar më probleme në shikim. Në këtë ngjarje pjesa më e mire është vetëdijësimi I prindërve, dërgimi I hershëm tek oftamologu, diagnostikimi I hershëm.
Por jo të gjithë fëmijët e pranojnë  lehtë përdorimin e syzeve dioptrike, jo të gjithë e kanë etuziazmin e njëjtë përkundër faktit që viteve të fundit janë bërë edhe një objekt mode për përqindje të lartë të rinjësh.

Mund të thuhet se fëmijët më të vegjël e përjetojnë këtë gjendje në një mënyrë pozitive, sepse në sajë të syzeve ata shohin më mirë. Por, kur rriten, mund të lindin vështirësi, sidomos lidhur me aspektin e jashtëm, gjë që mund ta dekurajojë përdorimin e tyre. Më poshtë ju tregojmë disa këshilla në mënyrë që t’ia bëni më të lehtë fëmijës të vendosë syze kur ka nevojë për to.

Lërini të zgjedhin vetë !

Ky është një hap I rëndësishë në adaptimin e fëmijëve për bartjen e syzeve dioptrike. Mendimi që ata po vendosin vetë, po u besohet zgjedhja I bënë të përshtaten më shpejtë me to.

Përshatjuni shijes së tyre !

Çdo herë e më shumë tregu po pasurohet me një gam të madhe zgjedhjesh.

Lërini fëmijët të marrin dizajnin, ngjyrën, formën që ata kërkojnë dhe jo atë që ju mendoni që është më në modë.

Dhurojuni përkhaje morale

Tregoni fëmijëve libra, foto, filma motivues të mirë, të sukseshëm  të cilët brenda vetes kanë njerëz që bartin syze, por asnjëherë mos ua potenconi, lërini ata le të kuptojnë që kjo është një gjë shumë normale.
Mos harroni të u jepni komplimente  duke u treguar se sa të bukur po duken. Një rekomandim tjetër I lezetshëm në rastet kur fëmijët me të vërtetë vështirë adaptohen me syzet, merrni edhe ju  syze (pa dioptri) dhe bëjëni shumë argëtuese bartjen, pastrimi, vendosjen në kutitë e tyre e cdo gjë tjetër. Në kte mënyrë fëmjët që emocionalisht janë të ngarkuar nga kjo ardhje e re në jetën e tyre, do ta kenë më të lehtë kur “Idollët” (prindërit) duken njësojë si ai.

Krijimi I shprehisë hapë pas hapi

Vendosja e syzeve nuk duhet të përjetohet kurr si një imponim, dhe akt I obligueshëm por si një pjesë shumë e rëndësishme për një jetë me kualitet më të lartë.
Dalëngadalë duke ia treguar benefitet duke qenë pjesë e rutinës, duke I ndihmuar të mësohet, por asnjëherë duke hequr dorë ose dorëzimi. Bartja e syzeve, gjithmonë me rekomandim të mjekut duhet të respektohet,  për të mirën e fëmijës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë