Mër, Kor 1, 2026
Banner Top
Banner Top
A po e shkakton COVID-19 shfaqjen e diabetit të tipit 1 dhe 2?

Një studim i botuar në New England Journal of Medicine thekson rezultatet vëzhguese që ngrenë lidhje mes dy shqetësimeve shëndetësore, si një mundësi që mund të ekzistoj.

“Ekziston një marrëdhënie dypalëshe midis COVID-19 dhe diabetit. Nga njëra anë, diabeti shoqërohet me një rrezik të shtuar të COVID-19 të rëndë. Nga ana tjetër, diabeti me fillimin e ri dhe ndërlikimet e rënda metabolike të diabeteve ekzistuese, përfshirë ketoacidozën diabetike dhe hiperosmolaritetin për të cilin janë të domosdoshme doza jashtëzakonisht të larta të insulinës, janë vërejtur te pacientët me COVID-19 ”, kanë shkruar hulumtuesit.

Marrëdhëniet midis COVID-19 dhe tipit 1, tipit 2 dhe prediabetit kanë krijuar sfida në trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve, si dhe në rritjen e rrezikut të tyre për komplikime dhe fatalitet, transmeton nd.

Sidoqoftë, hulumtimet rreth këtyre rezultateve do të vazhdojnë për të nënkuptuar nëse COVID-19 po ndikon në shfaqjen e diabetit tip 1 dhe tip 2.

Youtube

Arkiva

Kategoritë