Gjatë ditës së djeshme në ora 17:45, është nxjerrë një person i pajetë nga Liqeni i Radoniqit.
“Nga dëshmitarët është dërguar në QKMF viktima mashkull kosovar pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve, ata e kishin nxjerr nga uji i liqenit dhe i kishin dhënë ndihmën e parë mjekësore. Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.













