Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kosovarët që vetëizolohen pas kthimit nga Shqipëria dhe vendet tjera fqinje, do monitorohen nga policia

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë propozuar masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Një nga to ishte edhe vetëizolimi për shtatë ditë, për të gjithë kosovarët që kthehen nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, njofton Klan Kosova.

Por si do të menaxhohet e gjithë kjo procedurë, në dokumentin ekskluziv të cilin e posedon Klan Kosova,  thuhet se të gjithë këta persona  me rrezikshmëri infeksioni, do të monitorohen nga shtabet komunale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

”Të gjithë personat që do të vetë-izolohen evidentohen në regjistër nga Policia e Kosovës në të gjitha pikat kufitare të territorit të Republikës së Kosovës; Këta persona do të monitorohen nga shtabet komunale  në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë