Urinimi natën ose me emrin mjekësor – inkontinenca urinare e natës, shpesh herë është pjesë normale e zhvillimit të fëmijëve, nëse ndodh deri në moshën 7 vjeçare.
Deri në atë moshë fëmija është ende duke u zhvilluar në kontrollimin e fshikëzës së urinës gjatë natës, shkruan netdoktori. Gjithashtu arsyeja mund të jetë edhe fizike sepse ka raste kur fshikza mund të jetë më e vogël e sasia e urinës së grumbulluar është më e madhe, dhe si rezultat fshikza mbushet para se të përfundojë nata.
Trashëgimia nga prindërit mund të jetë arsyeja tjetër, sepse nëse vetëm njëri prind është ballafaquar me problemin e njejtë, te fëmija shansat rriten për 50%.
Prandaj qortimi dhe ndëshkimi nuk ju ndihmojnë.
Në arsyet më të rënda të shfaqjes së saj hyjnë: infeksionet dhe sëmundjet nervore. Ata me sëmundje nervore urinojnë padashje edhe gjatë ditës.













