Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pas lajmit të rremë, Infektelogu Sadiku vjen me një këshillë shumë të nevojshme

Infektolgu, Dr. Izet Sadiku në orët e vona të së dielës, pas bujës së madhe që bëri receta e rremë, vjen me një këshillë shumë të nevojshme si për qytetarët ashtu edhe stafin mjekësorë.

Ja shkrimi i tij i plotë

Sfida e personave me COVID19📌
Gjatë javëve të fundit, ka pasur jashtzakonisht huti të madhe të personave me COVID19 (numri i tyre aktualisht është mbi 2600) dhe një numër i madh i tyre nuk kanë shenja të theksuara por nuk kanë informata të nevojshme se si mund të përcjellin gjendjen e tyre deri në shërim.
Këto ishin disa nga shqetësimet që vazhdimisht më janë adresuar:
❓çfarë analizash duhet bërë,
❓çfarë barnash duhet marrë
❓kur duhet të lajmrohen te mjeku
❓cilat janë shenjat e përkeqësimit

Do të ishte mirë që:
✅Secila komunë të caktoj njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare për qytetarët e vet të prekur nga COVID19, që do të kujdeset për rastet me manifestime klinike që të kryej brenda këtij institucioni:
✳️ analizat bazë laboratorike
✳️ matjen e saturimit të oksigjenit
✳️ radiografinë e mushkërive
✳️ aplikimin e terapisë parenterale te rastet që kanë nevojë,
✳️ përcjellja dhe dërgimi i tyre për trajtim spitalor atëherë kur është e nevojshme.

#mbajemasken#mbajedistancen#mbajehigjienen

Youtube

Arkiva

Kategoritë