Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjendja me Covid-19 po përkeqësohet, çfarë duhet të bëjmë?

Situata epidemiologjike me COVID19 në Kosovë tash veç ka dal nga kontrolli me paraqitjen e numrit të madh të rasteve të infektuara , në 4-5 ditët  e fundit kemi çdo ditë mbi 200 raste të reja me COVID-19 nga rreth 400 teste të bëra, që i bien mbi 50% të të testuarëve.

Është pritur që pas largimit të masave të mbylljes, do të ketë rritje të numrit të rasteve me COVID19, por do të duhej vazhdimisht lirimi i masave të përcillej me  numrin e rasteve të reja dhe rasteve që kërkojnë trajtim spitalor me qëllim që ky numër mos ta rrezikoj funksionimin e institucioneve shëndetësore, duke i ngarkuar ato mbi kapacitetin e tyre.

Faktikisht tani jemi në situatë të tillë ku numri i rasteve të cilët kërkojnë hospitalizim është shumë i lartë dhe po rrezikohet puna e Klinikës Infektive dhe klinikave tjera jo vetëm për mungesë të hapësirave por edhe për shkak të numrit të vogël të stafit pasi një pjesë e tyre tash janë infektuar(rreth 420 punëtorë shëndetësore janë të infektuar që është diku mbi 9% e të infektuarve në Kosovë).

Situata e krijuar tani imponon marrjen e masave tjera me qëllim të përballimit të situatës.

IKSHP do të duhej të dal me vlerësim të situatës dhe propozimin e masave që duhet ndërmarrë me qëllim të tejkalimit të situatës në të cilën jemi.

Vlerësimi duhet të ketë parasysh :

  • numrin infeksioneve të reja në ditë,
  • numrin e pacientëve të pranuar në spital brenda ditës
  • numrin e vdekjeve brenda ditës dhe
  • numrin e pacientëve në kujdesin intensiv.

Të gjitha këto parametra na tregojnë se situata në Kosovë është shumë e rënduar por mos me thanë alarmante! Për këtë mund të ju referoheni edhe rangimeve ndërkombëtare për e vlerësimin e numrit të rasteve të reja  të analizuar nga 12-26 qershori në vendet Europiane ku Kosova rangohet si vendi i tretë në Evrope me numrin më të madh të rasteve pas Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme e cila po flitet se është opsion do të ketë efektet e veta të mira siç janë:

  • Do të zvogëlonte numrin e rasteve të reja,
  • Do të zvogëlonte numrin e të hospitalizuarëve dhe
  • Do të zvogëlonte numrin e të vdekurve

Por në të njëjtën kohë,  do kishte efektet negative siç janë:

  • Do të rriste problemet e shëndetit mendor
  • Do të rriste dhunën në familje dhe
  • Do të ndikonte në përkeqësimin e gjendjes ekonomike.

Për këtë arsye nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme do të duhej që të ketë një plan konkret  i cili do të merrte parasysh këto çështje.

  • Rritjen e numrit të testimeve përmes rritjes së numrit të qendrave për testim qoftë në sektorin publik po ashtu edhe privat duke bërë legalizimin e qendrave private për testim , të monitoruara nga institucionet shtetërore,
  • Fillimi i testimeve seologjike, kështu do të  dihej sa mund të jetë numri i atyre që e kane kaluar sëmundjen,
  • Rritja e shtretërve në Klinikën Infektive dhe klinikat tjera dhe Mjekimin Intenziv,
  • Rritja urgjente të mjekëve duke pranuar specializantë të rinj në fushat si më poshtë: Sëmundje infektive, Mikrobiologji, Shëndet publik dhe Anesteziologji,
  • Pranimi i infermierëve dhe teknikëve të mikrobilogjisë.
  • Menaxhimi i problemeve të shëndetit mendor
  • Një plan të detajuar për përkrahje financiare të institucioneve publike dhe private që pësojnë nga gjendja e jashtëzakonshme
  • Krijimi i listave të personave me sëmundje kronike dhe të të moshuarve të cilët janë më të rrezikuar nga sëmundja dhe më pas
  • Plani i detajuar për hapje i cili do të duhet të fokusohet kryesisht në respektimin e masave të parandalimit: përdorimi i obligueshëm i maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës,
  • Monitorimi rigoroz i respektimit të masave i përcjellur me dënim për mosrespektim të masave
  • Krijimi i një strategjie të edukimit masiv mediatik për sensibilizim të opinionit rreth pandemisë sepse mungesa e saj ka krijuar huti tek njerëzit dhe një numër i madh i tyre nuk besojnë në ekzistimin e COVID19

Këto do të ishin disa nga masat  për futjen në kontroll të pandemisë COVID19 dhe do të duhej  të fillonte funksionimi i“bashkëjetesës” me COVID19 deri në zbulimin e vaksinës ose barnave për trajtimin e sëmundjes. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë