Klinika e Neonatologjisë në Kosovës ka raportuar për rastin e parë tek të porsalindurit me Covid-19.
Gjendja e foshnjës raportohet të jetë stabile, mirëpo kërkohet që të kemi kujdes të shtuar.
“Foshnja është pranuar para dy ditëve në Klinikën e Neonatologjisë me temperaturë. Pas bërjes së analizave, pasiqë nana dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë dalë pozitiv, ne ua kemi bërë testin dhe po ashtu foshnja ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ajo ka pneumoni, është me temperaturë dhe gjendet në Kujdesin Intenziv në hapësirën e ndarë vetëm për vetëm për foshnjet me Covid. Kjo është foshnja e parë me Covid pozotiv. 4170 gram pesha trupore. Gjendja e saj është stabile”, tha Drejtori i Klinikës Xhevdet Gojnovci, për Express.