Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Francë, shkon në 29.965 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 29.965.

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 663 të infektuar, me çka numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 204.625, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht, 7.297 persona po trajtohen në spitale, prej të cilëve 529 gjenden në kujdes intensiv.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 91-tën ditë radhazi.

Numri i të shëruarve në Francë ka shkuar në 77.996, me 331 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 32 vdekje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë