Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 178 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3356.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 364 mostra, prej të cilave 179 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash”, ka njoftuar IKSHPK.
Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 50 persona të prekur nga koronavirusi.