Në paraditen e sotme në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërruan jetë dy persona që ishin të infektuar me COVID-19.
E njëri nga ta është Habib Kadolli 61 vjeçar nga Prizreni. I nderi ishte inspektor tatimor në Drejtorin Regjionale të Prizrenit.
Administrata Tatimore e Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut të tyre duke thënë se ai deri në momentet e fundit të jetës së tij me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi,
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta kolegu ynë Habib Kadolli, i cili ishte i prekur nga COVID-19.
Habib Kadolli ishte inspektor tatimor në Drejtorin Regjionale të Prizrenit, i cili deri në momentet e fundit të jetës së tij me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit!
Në emrin tim dhe gjithë stafit të ATK-së, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve të Regjionit të Prizrenit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e kolegut tonë!
Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve!
Ilir Murtezaj
Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së