Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me pandeminë.
“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19, IKSHPK na ka rekomanduar si Ministri të Shëndetësisë, që institucionet publike dhe private obligohen të organizojnë punën me stafin e tyre në distancë fizike, apo nga shtëpitë e tyre (në mënyrë) online, në funksion të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive bazuar në legjislacionin në fuqi, që nënkupton reduktimin e stafit. Të gjitha institucionet publike dhe private obligohen të shtojnë kontrollet të bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni”.
Sipas tij rastet janë shtuar ditëve të fundit si pasojë e lirimit të masave të ndërmarra nga ish Qeveria Kurti.













