Mër, Kor 1, 2026
Banner Top
Banner Top
Shërohet punonjësja shëndetësore që ishte e infektuar me COVID-19 në komunën e Obiliqit

Në Komunën e Obiliqit është shëruar tashmë punonjësja shëndetësore e cila ishte duke qëndruar ne vetizolim.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi përmes një postimi në Facebook.

“Sipas njoftimeve nga IKSHPK-ja, rasti i vet-izoluar me Covid-19 në fshatin Llazarevë, rast kontakti javë më parë, punonjëse shëndetësorë, nga rezultatet e fundit laboratorike ka rezultuar negativ dhe është̈ e shëruar plotësisht, me këtë rast i dëshiroj shëndet të plotë dhe mbarësi”, shkruan Gashi.

Gashi njoftoi se në Obiliq aktualisht janë 16 raste aktive me Covid-19 dhe se të gjitha rastet janë̈ në vet izolim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë