Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministria e Shëndetësisë pranon donacion nga Ambasada Amerikane

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor (maska kirurgjikale, FFP2 –maska respirator, veshje mbrojtëse, mbrojtëse për fytyrë, dorëza të formateve të ndryshme, mbulesa për shtretër) nga Ambasada Amerikane, përkatësisht nga programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA.

Donacioni është dorëzuar nga Majorja Courtney R. Olson e Ushtrisë Amerikane, udhëheqëse e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndërsa është pranuar nga drejtori i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në MSh, Dr. Arsim Qavdarbasha.


Donacioni është një përkrahje e drejtpërdrejt për MSh dhe personalin shëndetësor në ballafaqim me Covid-19.
MSh ka falënderuar autoritetet amerikane për këtë donacion dhe bashkëpunimin më mbështetje të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Image may contain: one or more people
Image may contain: 3 people, people standing and suit

Youtube

Arkiva

Kategoritë