Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Izet Sadiku: Mbani maska, mbani distancën

Infektologu, Izet Sadiku, ka bërë thirrje që të vazhdohet të mbahen maskat, të mbahet distanca e higjiena e duarëve.

“Të nderuar qytetarë situata epidemiologjike me COVID19 ka treguar një tendecë të rritjes sidomos në dy ditët e fundit ku kemi pasur 36 dhe 30 raste të reja e që paraqet numrin gati më të lartë të të infektiarëve duke treguar kështu se pandemia me COVID19 nuk ka përfunduar.
Menaxhimi i mirë i pandemisëe në të cilin kemi ndikuar të gjithë duke filluar nga qytetarët deri te institucionet e nivelit lokal dhe qendror, ndoshta ka krijuar përshtypjen e një sëmundje shume të lehte, çka nuk është treguar ashtu në disa vende që e kanë neglizhuar këtë siç është rasti me Italin e Spanjën.
Menaxhimi i mirë i pandemisë në Kosovë ka ndikuar që ne gradualisht të hapemi dhe të zhvilliojmë të gjitha veprimtarit të cilat janë zhvilluar para pandemisë por tani duhet kuptuar se përgjegjësia individuale në respektimin e masave duhet të jetë shumë e lartë, shembull është Gjermania, e cila po arrin ti kthehet normalitetit por duke respektuar rregullate parandalimit të përhapjes së COVID19 .
Këto masa janë më të lehta sesa masat nëpër të cilat kemi kaluar prandaj me qëllim vazhdimit të stories së suksesit të cilën bashk e krijuam në menaxhimin e pandemisë COVID19 JU LUTEM respektoni rregullat e propozuara nga IKSHP
🔸Mbani maska,
🔸Mbani distancën
🔸Mbajeni higjenën e duarëve
Të tespektojmë këto masa se dikur mund të bëhet vonë.
#mbajedistancen#mbajemasken”, ka shkruar Sadiku në Facebok.

Youtube

Arkiva

Kategoritë