Pas numrit të madh të rasteve me COVID 19, të ditës së diel, kryetari i Prishtinës ka bërë këtë njoftim në murin e tij në facebook:
Posti i Kryetarit Shpend Ahmeti
Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.
Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.
Dy mësime shume të rëndësishme
1. Mos e fshihni semundjen nga të tjerët
2. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëm
Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë.