Abuzimi në lidhje romantike, nuk ka të bëjë vetëm me dhunën fizike. Një prej formave më të rënda të abuzimit, është ai emocional.
Ndonjëherë kur je në një lidhje nuk mund të identifikohet abuzimi por janë disa shenja që tregojnë për një abuzim emocional në një lidhje romantike:
Nuk e respektojnë mendimin tuaj
Kur partneri refuzon që të pranojë mendimin tuaj dhe perspektivën tuaj për një çështje, atëherë kjo është shenjë që nuk ju respekton.
Ju fajësojnë për gjithçka
Në një lidhje të shëndetshme të dy partnerët pranojnë përgjegjësitë. Kurse në një lidhje abuzuese, partnerët gjithmonë fajësojnë tjetrin për çdo gjë.