Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 300 mijë të prekur nga COVID-19 në Rusi

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka kaluar shifrën 300 mijë, njoftuan sot autoritetet e vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit, 8.764 raste të reja rezultuan pozitivë me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 308.705, sipas ekipit emergjet.

Gjatë së njëjtës periudhë, 135 persona humbën jetën, duke e rritur numrin e vdekjeve në 2.972 ndërsa 9.262 persona u shëruan, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 85.392. Vendi vazhdon testimin masiv të COVID-19 në përpjekje për të zbuluar sëmundjen në fazat e hershme, kur është më pak ngjitëse.

Deri më tani janë kryer rreth 7.1 milionë teste, duke zbuluar 273 mijë persona të dyshuar me virus. Përkundër masave të rrepta, të cilat përfshijnë bllokimin e kryeqytetit rus Moskës, ndalimin e hyrjes për të huajt dhe personave pa shtetësi si dhe pezullimin e trafikut ndërkombëtar ajror dhe hekurudhor, Rusia është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, sa i përket numrit të rasteve.

Tre zyrtarë të lartë rusë, përfshirë zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, po trajtohen në spital nga COVD-19 ndërsa tre të tjerë u liruan më herët për shërim. Pandemia ka marrë mbi 323.300 jetë njerëzish në të gjithë botën, me më shumë se 4.9 milionë raste të konfirmuara ndërsa numri i të shëruarve ka arritur pothuajse në 1.7 milionë, tregojnë shifrat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

Youtube

Arkiva

Kategoritë