Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkon në 110 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar katër viktima nga Covid-19. 2 viktima janë nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 1 nga Tetova. Në spitalin “8 Shtatori”ndërroi jetë një paciente nga Shkupi (65 vjeçare ), një pacient nga Shkupi (71 vjeçar), i hospitalizuar me 16 maj dhe një pacient nga Tetova (73 vjeçar) i hospitalizuar nga 11 maji . Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile ndërroi një pacient nga Prilepi (41 vjeçar) i cili u trajtua në klinikë për më shumë se 40 ditë.

Ndërkohë që 16 pacientë tanimë rezultojnë të shëruar. Janë kryer gjithsejtë 512 teste dhe pozitiv kanë rezultuar 19 persona. Me këtë numri i të të infektuarve në vend arrin në 1858, të shëruar 1367, ndërsa kanë nderuar jetë 110 pacientë./Alsat-M/

Youtube

Arkiva

Kategoritë