Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
8 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në vendin tonë janë konfirmuar 8 raste të reja me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës,

“Sot më 13 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 8 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri)”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë