Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Mjekët u infektuan me koronavirus më pas u ndryshoi ngjyra e lëkurës, mësohet arsyeja  pse

Dy mjekë kinezë, lëkura e të cilëve papritmas u errësua pasi u sëmurën rëndë nga koronavirusi, po kthehen gradualisht në normalitet.

Dr Yi Fan u infektua me COVID-19, teksa po kujdesej për pacientët e sëmurë me virusin, në një spital në Wuhan (i konsideruar si vendi i origjinës së COVID-19).

Një zëdhënës i spitalit, u shpreh se ngjyra jo normale e lëkurës që mori doktor Yi gjatë shtrimit në spital, është shkaktuar nga një antibiotik i aplikuar gjatë trajtimit.

Ndërkohë kolegu i doktor Yi, Hu Weifeng, të cilit gjithashtu iu errësua ngjyra e lëkurës, raportohet që gjendet i shtruar ende në spital.

Sakaq, Profesor Duan Jun, nëndrejtor i Departamentit të Kujdesit të Mjekësisë, në spitalin e Miqësisë Kinë-Japoni, u shpreh se dy kolegët e tij janë trajtuar me antibiotikun e njohur si Polymyxin B.

Ai beson se ky ilaç ka shkaktuar hiper-pigamentim në trupin e mjekëve, por gjendja e tyre ka filluar të përmirësohet.

Tashmë i shëruar nga sëmundja, Doktor Yi  rrëfen të gjithë makthin që ka përjetuar gjatë kohës kur ka qenë i infektuar.

“Kur fillova të më rikthehej vetëdija, veçanërisht pasi u njoha me gjendjen time, më pushtoi frika. Shpesh kam pasur makthe”, u shpreh doktor Yi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë