Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka ndodh nëse nuk krijohet vaksina kundër koronavirusit?

Gara me kohën vazhdon përmes më shumë së 100 eksperimenteve që po kryhen për vaksinën kundër koronavirusit.

Por procesi ka fazat e veta, e ndërkohë, po ngrihen dhe zëra që thonë se ajo mund të mos gjendet kurrë. “Corriere della Sera” shkruan se nuk është e vogël mundësia që një zgjidhje e tillë të mos mbërrijë fare, ose të vijë shumë më vonë.

Nuk do të ishte hera e parë që ndodh dicka e tillë. Ndryshe nga HIV-i apo malaria, Sars-Cov-2 nuk pëson mutacione të mëdha, dhe kjo i jep shpresa shkencëtarëve. Anthony Fauci, kreu i Task Force-s për pandeminë në Shtëpinë e Bardhë, flet për 18 muaj për vaksinen, ndërsa shkencëtarë të tjerë janë më të kujdesshëm sepse kujtojnë që në lojë janë sisteme biologjike, dhe jo mekanike, e shumë varet nga mënyra si reagon organizmi.

Në procesin e prodhimit, pjesa më e vështirë është të tregohet se vaksina funksionon dhe se është e sigurtë. Nëse ajo nuk arrihet shpejt, është shumë e mundur që Sars-Cov-2 të qarkullojë për disa kohë, e mund të duhet të bashkëjetojmë me të, thonë ekspertët. Ata kujtojnë sesi falë antiviraleve, HIV-i është kthyer në një sëmundje kronike, dhe jo më në një dënim me vdekje siç ishte në vitet 80`.

Edhe me Covid-19, shkencëtarët po punojnë për gjetjen e kurës me mjekime të reja e të vjetra, duke filluar nga remdesiviri që duket po jep rezultat, trajtimet me plazmën e të shëruarve apo klorokinën.

Youtube

Arkiva

Kategoritë