Ka vdekur doktoresha Eliza Salihu – Ferati, e cila ka kontribuar për vite me radhë në kujdesin parësor shëndetësor.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për vdekjen e dr. Eliza Salihu Ferati.
Dr. Eliza dha një kontribut të madh në kujdesin parësor shëndetësor për vite me radhë.
Në emër të Komunës së Prishtinës dhe Drejtorisë së Shëndetësisë iu shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve dhe kolegëve të dr. Elizës.
U prehtë në paqe”, ka shkruar Gashi./Familja Jonë