Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ramadani: Masat e marra kanë qëllim shpëtimin e jetëve

Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka reaguar ndaj kritikave për të drejtën e lëvizjes- duke thënë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes është e drejta për jetën.
Semafori i kuq!

A e keni menduar ndonjëherë se drita e kuqe në semafor është antikushtetuese?

Po. Por qëllimi i vërtetë është prioriteti reciprok i qarkullimit të njerëzve dhe veturave!

Nuk mund të bëhet lëvizje e lirë në të njejtën kohë edhe e këmbësorit edhe e veturave!

Pasojën e dini të gjithë!

Kjo ndalesë mund të konsiderohet antikushtetuese!

Kush ka të drejtë të më ndalë lirinë time të lëvizjes në rrugë, në semafor, në lauren e trenit, kudo?

Po pse bëhet kjo?

Sepse ekziston një e drejtë universale më e madhe dhe më me vlerë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes!

E drejta për jetë!

Të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës!

Masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve!

Kjo është shëndetësia publike!

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Epidemiologia, scientia magnifica!

Deus salvare nos inscius! Pro bono fure capere!, ka shkruar Ramadani.

Youtube

Arkiva

Kategoritë