Kërkesës së Transfuzionit të gjakut për vullnetarët e dhurimit të gjakut sot i është përgjigjur edhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Sot ai ishte në Qendrën Klinike të Transfuzionit njëri nga shumë dhuruesit që u paraqiten pas kërkesës publike si rezultat i mungesës së rezervave të sasisë së gjakut karshi kërkesave të pacientëve dhe nevojave.