Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se ekipet do të inspektojnë secilin biznes nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.
“Ekipet e Inspekcionit po vazhdojnë të kontrollojnë secilin biznes, nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.
– Dezinfektoni hapësirat, karrocat, shportat…🛒🧯
– Mbane distancën, dhe mos shërbeni pa mjete mbrojtëse! 😷🧤
“Fitorja” ndaj pandemisë, është në duart e secilit prej nesh. Sa më të kujdesshëm që jemi, aq më shpejt e kalojmë këtë sfidë të përbashkët!”, ka njoftuar Tahiri.