Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Transporti i pasagjerëve, Rama njofton faljen e taksës vjetore të mjeteve

Kryeministri shqiptar, Edi Rama njoftoi faljen e taksës vjetore për mjetet e transportit të pasagjerëve. Një paketë solidariteti, e quajti ai, në vlerën e mbi 170 milionë lekëve.

Nga ky vendim përfitojnë 7204 mjete autobusë mbi 8+1, të transportit qytetës, rreth dhe ndërqytetës, shërbimet turistike brenda dhe jashtë vendit, ato të transportit ndërkombëtar, si dhe mjetet e përdorura për transportin e personelit.

Paketa pritet të hyjë në fuqi brenda majit, ndërsa ata që i kanë paguar taksat vjetore, do të kompensohen në momentin e pagesës pasardhëse./A2/

Youtube

Arkiva

Kategoritë