Kryeministri shqiptar, Edi Rama njoftoi faljen e taksës vjetore për mjetet e transportit të pasagjerëve. Një paketë solidariteti, e quajti ai, në vlerën e mbi 170 milionë lekëve.
Nga ky vendim përfitojnë 7204 mjete autobusë mbi 8+1, të transportit qytetës, rreth dhe ndërqytetës, shërbimet turistike brenda dhe jashtë vendit, ato të transportit ndërkombëtar, si dhe mjetet e përdorura për transportin e personelit.
Paketa pritet të hyjë në fuqi brenda majit, ndërsa ata që i kanë paguar taksat vjetore, do të kompensohen në momentin e pagesës pasardhëse./A2/