Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë që kryeqyteti është i bukur por që prishet si pasoojë e veturave.
“Dallim i madh Prishtina me shumë kerre dhe Prishtina me pak kerre. Pas pandemisë, si komunë do të kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave prej pagesave për qendër, parkingjeve më të shtrenjta deri te mbyllja e rrugëve të caktuara në vikende, si dhe mbyllja e përhershme e disa rrugëve. Do të investojmë edhe më shumë në transport publik, ciklizëm dhe gjelbërim.
Ska rrugë tjetër për ne. Jemi qytet shumë i bukur për tu shkatërruar nga kerret. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.